SPORT

Ibrahimovic: Ky është lojtari që më emocionon njësoj si Ronaldo

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur Kylian Mbappen si lojtarin e vetëm që e emocionon kur luan në fushën e blertë.

“Bomberi” suedez nuk nguron ta krahasojë Mbappen me ish-sulmuesin legjendar brazilian, Ronaldon.

“Gjithmonë ka qenë Ronaldo braziliani. Kur ai luante, të gjithë donin ta kopjonin, lëvizjet e tij dhe gjithçka. Ai kishte stil shumë elegant. Ai ishte lojtari që më bëri të qëndrojë para televizorit për të parë ndeshje”, ka thënë Ibrahimovic.

Kur u pyet nëse ka ndonjë futbollist që i kujton Ronaldon, Ibrahimovici tha se Mbappe i Paris Saint-Germainit e emocionin pothuajse në të njëjtën mënyrë siç bënte dikur “fenomeni”.

“Ndoshta Mbappe e bën dallimin, ai është i ri, ne shpresojmë se ai do të vazhdojë të punojë shumë. Që në moshën 19-vjeçare, ai është një yll i vërtetë. Shpresoj të jetë i uritur dhe të ketë pasion për futbollin, të rritet dhe të bëjë edhe më shumë”.

Njëjtë si Ronaldo, Mbappe e ka fituar trofeun e Kupës së Botës si adoleshent dhe që të dy njihen për shpejtësinë e tyre dhe për saktësinë para portës kundërshtare”, tha Ibra.

I njohur me nofkën “El Fenomeno”, Ronaldo brazilian e shijoi një karrierë të mrekullueshme në Europë, duke luajtur me klube të mëdha si, Barcelonën, Real Madridin, Interin dhe Milanin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.