SPORT

Ibrahimovic ka shënuar gola në 22 sezone të ndryshme

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, shënoi dy herë në fitoren prej 2-0 kundër Bolognas, në ndeshjen hapëse të Serie A.

38-vjeçari e zhbllokoi rezultatin me një gol me kokë, për ta shënuar pastaj golin e dytë nga pika e bardhë.

Në këtë mënyrë, Ibra tash ka shënuar gola në 22 sezone të zhvilluara në ekipet seniore që nga debutimi në futbollin profesionist në sezonin 1999/2000.

Për më shumë, ai ka fituar tituj kampionalë me gjashtë klube të ndryshme (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan dhe Paris Saint-Germain.

Njëherësh, Zlatan ka fituar tituj në katër kampionate (Eredivisie, Serie A, La Liga dhe Ligue 1). /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.