SPORT

Ibrahimovic flet pasi u infektua me coronavirus: Covid kishte guxim të më sfidonte mua, ide e keqe

Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv me coronavirus para ndeshjes së Ligës së Evropës.

Milani do të luaj ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt, derisa për këtë takim nuk do të jetë i gatshëm Zlatan Ibrahimovic.

Ylli suedez ka rezultuar pozitiv dhe duhet të karantinoret për 14 ditë.

Por me të dalë rezultati se është pozitiv dhe se duhet të qëndrojë i izoluar, Zlatan Ibrahimovic ka reaguar.

“Unë u testova negativ dje dhe pozitiv sot me Covid. Asnjë simptomë nuk e kam pasur kurrë”.

“Covid kishte guxim të më sfidonte mua. Ide e keqe”, ka shkruar Ibrahimovic në Twitter.

Kaq ka mjaftuar nga Ibra që statusi i tij të bëhet viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.