Ibrahimi: Komunat në veriore janë anëtare të AKK-së, ato nuk janë tërhequr

Sazan Ibrahimin, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, foli për debatin që është ngritur sa i përket anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok në këtë Asociacion.

Ibrahimi, në emisionin “Info Plus”, fillimisht njoftoi me ecurinë e mbledhjes se djeshme të Këshillit të Kryetarëve, të këtij Asociacioni, ku si tha ai u shqyrtuan tri pika të rendit të ditës, por njëherësh nuk kaloi kërkesa e disa nga kryetarët e komunave të udhëhequra nga kryetarët Lëvizjes Vetëvendosje.

Drejtori thotë se komunat e pjesës veriore të Republikës së Kosovës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi dhe së fundmi edhe Mitrovica e Veriut janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës qysh nga themelimi i këtij asociacioni në vitin 2001.

Këto komuna, sipas Ibrahimit, nuk janë tërhequr nga AKK asnjëherë zyrtarisht me vendime të Kuvendeve Komunale përkatëse.

Prandaj, Asociacioni i Komunave të Kosovës, dje nuk ka mundur të shqyrtojë një kërkesë për pranim të këtyre komunave sepse ato nuk mund të ripranohen.

“Edhe një herë, këto 3 komuna asnjëherë nuk kanë bërë tërheqje zyrtare me vendime të Kuvendeve Komunale. Nëse nuk janë tërhequr nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal si mund të bëhet pranimi apo ri-pranimi i tyre. Pra, zyrtarisht, të gjitha komunat e Republikës  së Kosovës janë anëtare të AKK-së”, ka thënë pos tjerash Ibrahimi.

Go to TOP