SPORT

Ibra mund të qëndrojë në Serinë A, ja kush e kërkon

Fiorentina po bën përpjekjet e saj për të sjellë në Firence Zlatan Ibrahimoviç, pasi kontrata e këtij të fundit skadon në fund të sezonit.

Pasi shprehu interesim për të nënshkruar me Tiago Silvën nga PSG tani klubi vjollcë po mendon të marrë edhe sulmuesin suedez. Të dy lojtarët në fund të sezonit do jenë lojtarë të lirë dhe do ishte një goditje me kosto zero për ekipin e Fiorentinës. “La Nazione” mëson se Fiorentina ka kontaktuar Ibrahimoviçin dhe agjentin e tij Raiola për mundësinë e transferimit në Firence.

Kontrata e sulmuesit shtatlartë me Milanin skadon në fund të sezonit dhe suedezi pritet të kthehet në vendlindje tek klubi i tij Hamarbi ku është edhe pronar. Por duke njohur egon e Ibrahimoviçit nuk do ishte çudi që ta shikonim duke luajtur akoma në nivele të larta.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483