Kronika e zezë

Ia vjedh çantën me para të gatshme, i dyshuari futet në veturë dhe…

Një rast vjedhjeje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë – sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruan Kosova.info

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari i panjohur ja ka marrë një çantë krahu në të cilën kishte para të gatshme. I dyshuari është futur në një veturë dhe së bashku me një të dyshuar tjetër kanë ikur në drejtim të fshatit Dardhishtë, Obiliq” – thuhet ndër të tjera në raport.

Bëhet e ditur se njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe janë në kërkim të veturës dhe personave të dyshimtë./Kosova.info/