SPORT

Ia siguroi fitoren Juventusit, flet Ronaldo pas fitores

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur me mënyrën sesi Juventusi e kërkoi fitoren me këmbëngulje në triumfin 2:1 kundër Genoa të mërkurën mbrëma në Serie A.

Në një ndeshje ku Genoa mbeti me 10 futbollistë nga fillimi i pjesës së dytë dhe Juventusi e humbi Adrien Rabioitin po ashtu me të kuq pak minuta para fundit, u duk sikur skuadrat do t’i ndanin pikët pas golave nga Leonardo Bonucci dhe Christian Koumane.

Por një penallti kontroverse e Cristiano Ronaldos në minutën e 94-të e shpëtoi Juven nga barazimi i tretë në 10 ndeshje në ligë dhe nga humbja e pozitës së parë në renditje.

“Jam i lumtur”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të organizuar mirë ama ne jemi Juventusi, dhe motoja jonë është të luftojmë deri në fund”, shtoi portugezi.

“Jemi të lumtur me tri pikët. Kemi krijuar shumë dhe e merituam fitoren. Fakti që Interi ishte i pari në renditje, ishte stimulues shtesë për ne”, përfundoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.