Show Biz

Ia shau Drenicën, Dafina reagon keq

Një status për Drenicën nuk i pëlqeu aspak.

Madje, kjo gjë ka bërë që këngëtarja që vjen nga Skenderaj, Dafina Dauti, të reagojë përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.

Ajo është habitur për këtë urrejte që njerëzit kanë për Drenicën, madje, i ka përmendur disa njerëz e disa të mira që iu dhanë Kosovës, pikërisht nga Drenica.

‘Pse po e urreni kaq shumë kur të gjithë ju kur doni të krenoheni si Shqiptarë patriotë e permendeni Adem Jasharin e Drenices dhe thuani ,,Ai eshtë i gjallë,, poashtu një foto ne rrjetet sociale qe po qarkullon nga militanët e VV-së ku janë Rifat Jashari me Albin Kurtin a nuk qenka edhe Baci Rifat Drenicak a?, a nuk eshte turp qe po e tregoni urrejte kaq te madhe per Drenicë?’ tha ndër tjera këngëtarja.