Kosova

Ia ndërrojnë afatin e skadimit ushqimeve dhe i shesin në treg, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i tregtisë së ndaluar ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zveçan, shkruan kosova.info.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e cekur duke bërë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje.

Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë.

Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.