Kosova

I shqiptoi gjobë trafiku më pas sulmohet polici në Gjilan

foto nga arkiva

Një person është arrestuar pasi pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht një zyrtarë policor. :

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Gjilan.

Sipas raportit, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.