Kuriozitet

I riu shqiptar habit holandezët, i gjenden në makinë 160 mijë euro kesh

Policia e Holandës ka vënë në pranga një të ri shqiptar pasi në makinën e tij u gjetën 160 mijë euro kesh.

20 vjeçari po udhëtonte përgjatë autostradës Roterdam-Ijsselmonde. Policia filloi të dyshonte pasi 20 vjeçari shqiptar nisi të kishte një sjellje jonormale.

Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste.

Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh.

Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.

Leave a Reply

Your email address will not be published.