Kosova.info

I ‘ra në kokë’ për policin e shtetit, Ina Kollçaku tregon çfarë po ndodh me ‘fiksimin’ e saj 

Ina Kollçaku është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale. Ajo theu tabu disa vite më parë duke marrë pjesë me emisionin e dashurisë “Përputhen”.

Që pas asaj eksperience Ina është angazhuar në televizion. Ajo është dalluar gjithmonë në media për deklaratat e saj të forta. Ndonëse në “Përputhen” nuk e gjeti dashurinë dhe ka qenë hermetike për këtë pjesë të jetës së saj, së fundmi ajo ka ndarë një histori të bukur me ndjekësit.

Disa ditë më parë Ina iu rrëfeu ndjekësve të saj një ngjarje që kishte të bënte me një polic në Fier.

Teksa ky i fundit i kishte kërkuar të lëviste pasi kishte parkuar keq, Kollçakut i kishte rënë në kokë për të. Prej ditësh ajo po bën çmos për ta gjetur policin në fjalë në Instagramin e saj.

Në këtë histori janë përfshirë edhe ndjekësit e saj, të cilët sipas Inës e pyesin çdo ditë.

Së fundmi ajo i është përgjigjur të gjithëve me anë të një Instastory, ku thekson se nuk ka asnjë të re nga ai.

“Kaq shumë reagime në jetën time s’kam marrë! Me zemër të thyer ju lajmëroj se nuk ka asgjë të re akoma. Po e shijoj për aq sa zgjati. Ai fliste për vizat e bardha une harrova t’i jepja makinës”, -shkroi ish-konkurrentja e Përputhen.

escort mersin - izmir escort