Kosova

I prekur nga COVID-19, ky veteran i luftës ka vdekur…

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati (1954) nga fshati Maxharrë, i cili ishte prekur nga virusi COVID-19.

Në njoftimin e bërë për media nga Komuna e Malishevës thuhet se i ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK.

“Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit”, thuhet në njoftim.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19”, vijon njoftimi.

Ndryshe, dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 207 raste të reja pozitive me COVID-19, duke çuar në 4 mijë e 307 numrin e personave të infektuar me virus nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, raste aktive janë 2 mijë e 118, kurse deri tani janë shëruar 2 mijë e 95 persona. Ndërkaq, numri i viktimave ka shkuar në 94. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483