I pari i shoqatës së naftëtarëve: Çmimi më i lartë në 20 vitet e fundit – do të ketë rritje të tij deri në Janar

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëv, Fadil Berjani, ka paralajmëruar se deri në muajin Janar do të ketë rritje të çmimit të naftës.

Berjani tha se muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet të jenë të mirëseardhur për konsumatorët/qytetarët, pasi aty parashihet rënie e çmimit të naftës e derivateve të saj.

“Sipas informatave që kemi, OPEK dul me një komunikatë, deri në janar do të ketë ngritje të cmimeve, nuk pritet ulje të cmimeve në këtë vit, andaj viti ardhshëm do të jetë ma i frytshëm për neve dhe për të gjithë” tha ai.

Unë mendoj që kjo nuk varet prej neve, por sipas informatave që i kemi pritet që nga janari të ketë normalizim të tregut në sektorin e naftës, por e kemi ne të qartë se në 20 vititet e fundit ky çmim nuk ka qenë, por nga janari e andej do të kemi çmime volide dhe të kapshme për qytetarët”, përfundoi Berjani.

Go to TOP