Kosova

I nominuari i AAK-së për ministër të Drejtësisë: Kjo qeveri kthen kufirin në Çakorr

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë në një qeveri të mundshme të drejtuar nga Avdullah Hoti, Selim Selimi ka thënë se me qeverinë e re kufiri do të kthehet në Çakorr.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka marrë zotim për rishikim të vijës kufitare me Malin e Zi.

“Pasi që ka ardhur koha që të jemi partnerë me LDK-në ne kemi insistuar që kjo marrëveshje të përfshirë ndër të tjera edhe demarkacionin. Ne kemi marrë obligimin dhe në letërkëmbimin me LDK-në thuhet se duhet të realizohen obligimet e marra. Ne kemi marrë obligim që të dërgojmë kufirin në Kullë dhe Çakorr. Atë obligim ne duhet ta realizojmë. Ai obligim do të realizohet me këtë pushtet”.

I propozuari nga AAK për ministër të Drejtësisë thotë se është normale që çdo parti t’i ketë politikat e veta me të ardhur në qeveri.

Selimi thotë se AAK në qeverinë e PAN-it i ka dhënë mundësi të pashtershme Komisionit për rishikimin e demarkacionit e që sipas tij të gjeturat e atij komisioni do t’i ndihmojnë Kosovës që kufiri të kthehet ku ishte.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483