Kombëtare

I ngjitur mbi shtyllë/ Shqiptarin në Itali e godet rrufeja dhe bie mbi 8 metra

Goditen nga rrufeja dy shqiptarë në Itali.

Ngjarja ndodhi teksa dy punëtorët ishin duke punuar në një shtyllë elektrike me ndihmën e një vinçi.

Një burrë 35-vjeçar i cili po kryente montimet në rrjet, ra nga platforma e vinçit për rreth 8 metra dhe pësoi lëndime të ndryshme.

Ai u dërgua me urgjencë në spital në Cisanello, ndërsa kolegu i tij, që gjithashtu u godit nga shkarkesa elektrike por nuk ra, u dërgua në Versilia për ekzaminime.

Sipas mediave italiane, 35 vjeçari është me origjinë shqiptare dhe banon në Lucca.

Ai pësoi atak kardiak pas rënies, por u risoll në jetë në vend pas ndërhyrjes së urgjencës, megjithatë u dërgua në spital pa vetëdije.

Ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.