Kombëtare

I moshuari nga Podujeva, viktima e radhës nga koronavirusi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se ka vdekur një banor i kësaj komunë, i cili ishte i prekur me COVID-19.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Rudari ka bërë me dije se viktima është nga fshati Llaushë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të para më 13 mars e deri sot, janë konfirmuar 3 mijë e 508 raste me këtë sëmundje, me gjithsej 76 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Postimi i plotw i Rudarit, pa ndërhyrje:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.

Ngushëllime familjes dhe miqve!

Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.