Kombëtare

I mituri ia thyen derën dhe ia vjedh një shumë parash

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë. Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar – shkruan Kosova.info

“Ankuesi mashkull/K ka njoftuar se persona të panjohur gjatë natës ia kanë thyer derën dhe i kanë vjedhur një shumë parash. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull i mitur/K i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit të qendrës për punë sociale. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.”/Kosova.info/