Show Biz

I madhi Ghetto Geasy për fansat e tij sonte në Prishtinë

Ghetto Geasy sonte e hënë do të performoj në qytetin e tij në Prishtinë.Ai kësaj radhe to të jetë i vetëm,perfomanca e tij do të jetë në klubin më të vizituar në qytetë Zone Club.

Nga ai  pritet një  spektakël madhështorë, si çdo herë tjetër.

Perfomrancat e tij live janë shumë dinamike ai sjell një atmosferë shumë festive ku do të është prezente pa dyshim që kjo arrihet me aq vite në skenë.

Ai ka qenë mjaftë i ngarkuar gjatë këtij sezoni verorë, ai vendosi që këtë fillim javë të jetë afër publikut të Prishtinës.

Pas dy hiteve që lansoi këtë verë, një me Flori Mumajesin dhe tjetrin me Majk.Kënga me Flori Mumajesin, “Dashni me raki”, për vetëm dy muaj ka arritur 30 milionë shikime në YouTube, ndërsa ajo me Majk, “Paris Milano”, për vetëm një muaj ka arritur 18 milionë shikime.

Sonte ai rikthehet për herë të dytë në Prishtinë, por kësaj radhe i vetëm, për të performuar në klubin më të madh të kryeqytetit,ZoneClub./Kosova.info/