SPORT

I lindur kuq e zi, ja dy ekipet gjigande që refuzoi Romagnoli

Alessio Romagnoli është i lidhur me shpirt me Milanin. Ai e ka vërtetuar këtë në fushë por edhe jashtë saj.

Në verën e vitit 2016 mbrojtësi ka refuzuar një ofertë të majme nga Chelsea, në atë kohe nën komandën e Antonio Conte. Ta mendosh që ai ishte vetëm sezoni i parë me fanellën e Milanit dhe ia doli të luajë në 30 ndeshje dhe në 5 të tjera të qëndrojë në stol edhe pse ishte 21 vjeç.

Së fundi, u zbulua dhe pati shumë zëra se Juventus është vënë pas tij për ta marrë në Torino, si një ndër mbrojtësit me të ardhme të ndritur që mund të zërë vendin e Giorgio Chiellini. Gjithesesi 24-vjeçari nuk është ndikuar aspak nga këto zëra dhe e ka bërë të qartë se e ardhmja e tij është vetëm te Milan.

Përveçse i graduar kapiten me shirit në krah, Romagnoli ia doli të marrë përdore mbrojtjen, atë që nuk e bëri Bonucci, dhe të krijojë një digë të vërtetë në këtë sektor të fushës. Për më tepër, këtë sezon, i konfirmuar si lider, ai ia doli të jetë edhe përcaktues me golat e tij në ndeshjet e kampionatit.