Rajoni

I lejojnë fëmijët të puthin arkivolin e Irinej të vdekur nga corona virusi!

Të gjitha masat e ndërmarra në Serbi për të parandaluar përhapjen e epidemisë corona 19 në lamtumirën e fundit të Patriarkut të tyre Irinej kanë rënë në ujë, shkruan Kosova.info

Vetë organizimi i ceremonisë së varrimi tregoi dy aspekte: Lidhjen e fuqishme të shtetit me Kishës Ortodokse Serbe, pavarësisht kushtetutës e cila e definon si shtet sekular dhe shkelje e masave shëndetësore të cilat vetë Shtabi i Krizës i ka përcaktuar përmes ekzekutivit.

Vetë mënyrën e ceremonisë së varrimit një analist e quajti hara-kiri kolektiv ku mijëra besimtarë puthën arkivolin e patriarkut të vdekur Irinej, duke mos respektuar masat paraprake, si përdorimin e maskave, mbajtjen e distancës dhe për më tepër shumica dërrmuese e tyre vendosën të marrin kungimin nga e njëjta lugë – përfshirë fëmijët!

Autoritetet nuk kanë dëgjuar as Shoqatën e bashkuar kundër pandemisë e cila me shqetësim të madh ka alarmuar opinionin se varrimi i Patriarkut Irinej paraqet nga aspekti epidemiologjik ngjarjen e rrezikut më të madh.

Se çfarë pasojash mund të kenë organizimet e tilla, ilustrimi më i mirë është ai muaj më parë kur në Mali i Zi pas varrimit të Mitropolitit Amfilohie ka shpërthyer me të madhe epidemia.

Se i njëjti skenar ndodhi edhe në Serbi, disa orë pas varrimit të Irinej në spital ka përfunduar një nga ata që ka shërbyer në liturgji Peshkopi i Krushevcit David.

Duke mos iu përmbajtur masave të parapara, mediet kanë shtruar çështjen nëse dhe në çfarë mënyre do të gjobitet.

Shoqata e prokurorëve publik sipas medies “Nova” është përgjigjur: “Prokurori publik republikan është adresa për këtë çështje, sepse ai përshkruan politikën e ndjekjes penale”, që ka sjellë deri në konkludimin se Zagorka Dolovac i ka ndaluar prokurorisë të fillojë procedurën kundër peshkopëve që përhapin coronën, duke qenë që asnjë procedurë nuk ka filluar kundër ndonjë figure fetare.  

Por as shteti as Kisha Ortodokse Serbe nuk i janë përshtatur situatës duke marrë përgjegjësinë në sjelljen e tyre në raport me ligjin dhe masat që vlejnë në kohën e pandemisë.

Vërejtja kishte ardhur më parë nga Televizioni Hram se Shtabi i Krizës.

Mitropoliti i Volokolamskut, Ilarion ishte befasuar me këtë mënyrë të varrimit.

“Kur kam shikuar atë grup të qytetarëve kur kam shikuar se çfarë po ndodhë aty e kam ditur që pas një vdekje do të pasojë vdekja tjetër respektivisht më shumë vdekje. Për fat të keq pastaj ndodhi”, tha ai.

Që nga muaji mars si pasojë e pandemisë kanë vdekur mjaft figura fetare. Peshkopi i Valjevës Milutin kishte vdekur më 30 mars të këtij viti nga virusi Covid 19.

Më 30 tetor të këtij viti kishte nderura jetë Mitropoliti Amfilohije. Më 21 nëntor kishte vdekur edhe Peshkopi i Rashkës-Prizrenit Artemije.  

Më 21 tetor në Patriarkanën e Pejës ka ndërruar jetë një murgeshë Nina, ndërsa dhjetë të tjera janë prekur nga pandemia.

Pavarësisht kësaj Shtabi i Krizës në Serbi kur është fjala për figurat religjioze nuk po zbaton masat e parapara kundër pandemisë. /Kosova.info/