Kosova

I ‘kërcënon’ me fjalë Gani Geci ata që e kanë shkruar Komunikatën nr.59

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, sot ka përfunduar intervistimin në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë.

Geci në një videomesazh para objektit të Gjykatës Speciale ka thënë se intervistimi i tij ka zgjatur tri ditë.

Ish-deputeti ka lënë të nënkuptohet se çfarë ka folur para prokurorëve të Speciales.

“Nga dëshmia ime duhet të frikësohen ata që kanë shkruar Komunikatën nr.59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frikësohen”, tha ai.

Geci ka thënë se nuk ka rëndësi se në çfarë cilësie është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.

“Nuk ka rëndësi pasi fare lehtë mund të dëshmosh si dëshmitarë e të përfundosh si i akuzuar dhe e kundërta”.

Ai thotë se shpreson që kësaj radhe të zbardhet se kush e ka shkruar Komunikatën nr.59 dhe se më nuk do të merret me këtë çështje. “Të gjithë atyre që lirohen apo gjykata nuk do të merret me ta [në lidhje me Komunikatën nr.59] do t’ua shtrijë dorën”, deklaroi më tej Gani Geci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483