Kuriozitet

I ka veshur mbrapsht? Përdoruesit e mediave sociale përpiqen të zgjidhin enigmën e pantallonave të Trump

Përdoruesit e mediave sociale janë përpjekur të zgjidhin enigmën e pantallonave të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Gjatë një fjalimi në Karolinën e Veriut, Trump mbante të veshur një palë pantoallona që në pamje të parë duket sikur ai i kishte veshur mbrapsht.

Gazeta britanike “DailyMail” mblodhi të gjitha fotot dhe videot e bëra të premten gjatë fjalës së tij për të zbuluar nëse Trump i kishte veshur vërtet gabim.

Dhe zbuluan nga fotografitë me rezolucion të lartë se Trump kishte veshur pantallonat në mënyre korretke.

Zinxhiri thjesht nuk dukej nga dritat e ndritshme.

Image

‘Donald Trump mbajti fjalimin e tij të madh sot me pantallonat e tij të veshur mbrapsht. Shikoni nga afër dhe më thoni nëse kam të drejtë’’ shkruan një komentues.

Ndërsa një tjetër përdorues i mediave sociale i del në mbrotje ish-presidentit:

‘’Pantallonat e tij nuk janë mbrapa. Rrobaqepësi i tij i bëri pantallona tërheqëse për t’iu përshtatur xhaketës, ato mbahen me një bel elastik dhe / ose me rrypë “.

Sidoqoftë, mbështetësit e presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara shprehën pakënaqësinë e tyre dhe pretenduan se videoja ishte hedhur qëllimisht e tillë.

Gjithashtu polemika ndezi një ortek krahasimesh me Kriss Kross, dyshja e hip-hop e të rinjve që në moshën 13 vjeç, mbanin pantallonat e veshur mbrapsht. 

Image

VIDEO