Kombëtare

I infektuari nga Janjeva thotë se u kthye prapa nga Infektivja – mund të ketë infektuar të tjerë

Fshati Janjevë i Komunës së Lipjanit është vendi i fundit që ka hyrë në karantinë, si shkak i rastit të parë pozitiv me koronavirus.

Pacienti i fundit i cili u hospitalizua në Klinikën Infektive nga atje, ka rrëfyer për KOHËN simptomat e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin që i është bërë atij këto ditë nga mjekët në Kosovë.

Për 8 ditë të plota, N.K. nuk e ka pasur idenë se mund të jetë i infektuar nga koronavirusi.

Ai më 11 mars kishte hyrë në Kosovë përmes Aeroportit të Prishtinës, prej nga edhe dyshon se u infektua.

Pacienti thotë se përkundër disa simptomave dhe rekomandimit të mjekëve në Lipjan, Klinika Infektive e kishte kthyer prapa në shtëpi, duke i rekomanduar vetizolim.

Por, ai thotë se ka pasur disa kontakte këto ditë.

Infektologu Salih Ahmeti, ka thënë se ai herën e parë nuk ishte ndaluar për trajtim, pasi që nuk kishte manifestime klinike.

Megjithatë, Ahmeti ka thënë se nga 14 pacientët që për momentin janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, dy prej tyre një 77 dhe një 82-vjeçar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përveç Janjevës, në karantinë deri më tani po vazhdojnë të jenë komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës dhe fshati Dumnicë i Podujevës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.