Kuriozitet

I humb qeni – e gjen tek shtëpia e pronarit të mëparshem

Një qen që u zhduk në shtetin amerikan të Kansas në fillim të këtij muaji është gjetur më shumë se 80.4 kilometra larg – në shtëpinë e mëparshme të pronarit të tij.

Cleo, një Labrador katër vjeçar, u raportua i zhdukur nga qyteti Olathe më 12 korrik.

Dhe disa ditë më vonë, ai u shfaq në hyrjen e shtëpisë së vjetër në Lawson, Missouri.

Colton Michael, pronari i ri i shtëpisë, u tha mediave lokale se ai dhe gruaja e tij ishin shpërngulur atje pothuajse dy vjet më parë.

Duke folur për CNN, z. Michael tha që pronari i Cleo, Drew, ishte “pa fjalë” kur i tha që qeni i tij ishte gjetur.

Qeni mund të ketë kaluar rrugë të ngarkuara dhe një lumë, një udhëtim që z. Michael e përshkroi si një “mister”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.