Kosova

I gjen 1570 euro dhe nuk i raporton, arrestohet pasi identifikohet përmes kamerave

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj ka ndodhur gjatë ditës së djeshme tek stacioni i autobusëve të Prishtinës, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilën kishte para rreth 1570 euro dhe nuk e kishte raportuar askund.

I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.