Kosova

I dyshuari kryesor për vrasjen në Prishtinë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 34-vjeçarit, Abid Jasharit të mërkurën në Prishtinë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, transmeton Kosova.info.

Sipas saj, në këto momente në stacionin e policisë është duke u intervistuar i dyshuari kryesor 26-vjeçari me inicialet B.Sh, për përfshirje në vrasjen e Abid Jasharit.

“I dyshuari është duke u intervistuar nga hetuesit policor. Nuk dihen motivet ende, sapo të kemi informacion do ju mbajmë të informuar”, ka thënë Ahmeti.