Kombëtare

I dyshimti për vrasjen e prindërve në Prizren arrestohet në Suedi

I dyshimti për vrasjen e prindërve të tij në Prizren është arrestuar të martën.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate për medie.

“I njëjti është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, shkruan në komunikatë, transmeton Koha.net.

Kjo prokurori ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483