Kosova

I doli video e sulmit ndaj qytetarit, Shpejtim Bulliqi shtriret sikur s’ka ndodhur asgjë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është bërë kinse nuk ka ndodhur asgjë, ani pse sot është publikuar video ku shihet teksa sulmon një qytetar në ambulancë. Pamjet janë publikuar në Gazetën Express, megjithatë sot Bulliqi ka zgjedhur heshtjen, teksa një ditë më parë e mohonte incidentin.

Në postimin e fundit të bërë në profilin e tij në Facebook, Bulliqi nuk ka reaguar për sulmin ashtu siç pritej, por ka njoftuar për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë.

“Drejtoria e Arsimit ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë të komunës sonë për vitin shkollor/akademik 2020/21.

Më poshtë gjeni konkursin me kushtet dhe kriteret për aplikim për bursë”, ka shkruar ai.