Hi Tech

I dha lamtumirën e fundit babait përmes platformës Facetime, tash mbledh fonde për dhurimin e IPadëve

Muajin e kaluar, John Lynch, nga Nju Jersey i dha lamtumirën e fundit babait të tij përmes platformës Facetime.

Hugh Lynch, i cili kishte probleme psikike, ka vdekur në një qendër të kujdesit në Atlanta më 13 prill. Për shkak të masave gjatë pandemisë, John nuk ka mundur ta vizitojë babanë e tij para se të vdiste.

Ishte eksperienca e Lynchit me babanë dhe bisedat me punëtorët shëndetësorë që e ka shtyrë ta marrë një aksion për mbledhjen e IPadëve, transmeton KOHA.

Përmes fondacionit Lynch, të cilin e kishte hapur në vitin 2007, ai ka organizuar dhurimin e IPadëve në qendrat e kujdesit shëndetësorë që pacientët të jenë në kontakt me familjet e tyre.

“Për më pak se një orë, ne kemi pasur 20 donacione”, ka thënë Lynch për CNN.

Rreth 18 IPad janë dhuruar në njërën nga qendrat shëndetësore në New Jersey.

IPadët janë dezinfektuar para se t’iu jepen pacientëve, ka thënë zëdhënësi i qendrës regjinale shëndetësore të Capes, Ray Wisniewski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.