Kosova

I del në mbrojtje Albin Kurtit kandidatja Donika Gërvalla

Kandidatja për deputete, Donika Gërvalla-Schwarz i ka dalë në mbrojtje Albin Kurtit pasi doli një lajm i rremë se gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung në vitin 1998 kishte cituar një deklaratë të Kurtit kundër SHBA-së.

Sipas Gërvalla-Schwarz, kjo tregon se “deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje”, ndërsa ka kërkuar që të kursehen nga lojërat e brendshme përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës “Manipulimi me gazetën shumë serioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung vetëm sa na tregon edhe një herë se deri ku ka rënë niveli dhe sa e madhe është frika e disave nga këto zgjedhje. Konkurrenca është në rregull, por gënjeshtra e kulluar jo. Gazetari i kësaj gazete, Michael Martens ka reaguar menjëherë pas shpërndarjes së artikullit të rremë duke siguruar që një artikull i tillë nuk është botuar asnjë herë në këtë gazetë. Përkrahësit e lirisë dhe pavarësisë sonë në kohë të vështira, dhe e tillë është kjo gazetë, do të duhej t’i kursenim nga lojërat tona shumë të ulëta”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/donikagervalla/posts/10218149470945210