Kosova

I dehur e rrah bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person gjatë ditës së djeshmë në Prishtinë, i dyshuar që nën ndikim të alkoolit ka rrahur bashkëshorten.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në njoftimin e së cilës nuk dihet nëse e lënduara ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia, transmeton Kosova.info.