Show Biz

I çmendi Rita Ora me bikini!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të sjellë imazhe atraktive në rrjetet sociale.

Biondja, e cila numëron ndjekës të shumtë, gjatë ditës së sotme (e diel) ka publikuar një fotografi provokuese nga pushimet në Instagram.

Krijuesja e hitit “Anywhere” rrëmben vëmendje me linjat e tonifikuara trupore, teksa shfaqet e mahnitshme në këtë dukje.

Me bikini ngjyrë të gjelbër e me kapelë në kokë, ylli shqiptar duket në formë të mrekullueshme.

Ky imazh vjen pas një sërë fotografish joshëse që solli nga pushimet në Ibiza të Spanjës, ku tash e një kohë po kalon kohë të mirë me të dashurin e saj, Romain Gavras.

Bukuroshja dhe regjisori greko-francez raportohet se e kanë nisur lidhjen e tyre muajin e kaluar. Ndërkaq, Rita njëherësh ka nisur punën për projekte të reja muzikore dhe së shpejti pritet të rikthehet para admiruesve të muzikës së saj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483