‘I bie të shpenzohet i gjithë buxheti’/ Rama po imiton Erdoganin për satelitët

Astrofizikania Mizmoza Hafizi e quan fantashkencë dhe absurd planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë. Ajo tha se i bie të harxhohet i gjithë buxheti për satelitë.

Disa thonë se Rama e ka hedhur idenë për të tërhequr vëmendjen e debatit publik nga skandalet e përditshme qeveritare dhe kriza e thellë financiare që ka pllakosur vendin.

Por duket se si zakonisht, ai e ka një shembull. Bëhet fjalë për presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Prestigjiozja “The Guardian” shkruan për një plan hapësinor 10-vjeçar të presidentit Erdogan, ambicia e të cilit përfshin prekjen e Hënës, si dhe lëshimin e satelitëve inteligjentë.

“Në janar Erdogan zhvilloi një telefonatë me Elon Musk, drejtorin e SpaceX, kompanisë private amerikane për eksplorimin e hapësirës, për të folur mbi bashkëpunimin me kompanitë turke. Në bashkëpunim me SpaceX, Ankaraja prezantoi gjeneratën ere të satelitit të komunikimit Turksat 5A, i cili do të përdoret si për qëllime civile ashtu dhe ushtarake”, shkruan The Guardian.

Vetë Rama nuk ka treguar si do t’i dërgojë satelitët shqiptarë në hapësirë, por eksperienca me Air Albania dëshmon se Türksat mund të bëhet lehtësisht edhe “Albsat”, mjafton një logo e re dhe flamur kuq e zi. 

Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu, ashtu si rrjetet sociale, e ka ironizuar këtë deklaratë të Ramës me karikaturën e mëposhtme:

Image
Go to TOP