Kosova

Hyseni: Grenell më kërkoi falje që nuk u takuam në Uashington

Koordinatori shtetëror për dialog, Skender Hyseni, ka thënë se i përzgjedhuri special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka kërkuar falje që nuk është takuar me të në Uashington.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka mohuar të ketë kërkuar një takim me Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo.

“’Pompeo nuk do ta takojë Hysenin’ – a ka gjë më absurde?. Nuk jam aq i padijshëm sa ta kërkoj një takim të tillë. Edhe po të ishte e mundshme, nuk kam interes ta kërkoj një takim të tillë”.

“Në rend të parë unë nuk kam shkuar në Uashington për ta takuar Grenellin i cili është në Kaliforni. Dihet sa është distanca ndërmjet Uashingtonit dhe Kalifornisë. Nuk kam shkuar për ta takuar ambasadorin Grenell”.

“Ai ka qenë në dijeni se unë jam në Uashington dhe ka kërkuar falje që nuk do të mund të jetë atje”.

“Mirëpo më ka shkruar dhe më ka lutur që të bisedoj në telefon pasi të mbarojë takimi dhe kjo ka ndodhur”.

Hyseni i ka quajtur spekulime raportimet se Grenell ka refuzuar të takohet me të.

“E them me keqardhje se është një spekulim i madh nga i njëjti burimi që e lëshon një gënjeshtër se Grenell refuzon ta takojë Hysenin. Unë u detyrova të reagojë dhe të them se s’ka pasur refuzim pasi që nuk ka pasur kërkesë për takim”.

Hyseni pas kthimit nga Uashingtoni: Kam theksuar nevojën e dinamizimit të dialogut Kosovë-Serbi

Koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka thënë që gjatë vizitën në Uashington, është angazhuar që çështja e dialogut me Serbinë të mosshtyhet edhe më shumë.

“Në vizitën e Uashingtonit, kam theksuar nevojën e dinamizmit të dialogut, në mënyrë që të përkufizohet në kohë dhe të mos zvarritet dhe të mos rrëshqasë në debate koti”.

Hyseni në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova pas kthimit nga Uashingtoni, ka thënë që nuk duhet të dështojmë sërish me përpjekjet për të dialoguar me Serbinë.

“Është e domosdoshme që të shtrohet çështja madhore për diskutim. E ato janë relacionet normale të përhershme Kosovë-Serbi, e që nuk mund të ketë pa njohje reciproke”.

Hyseni ka theksuar se do të insistojë që të takohet me të gjitha grupet parlamentare për t’i informuar për rrjedhën e dialogut.

“Të gjitha palët që kanë qenë të interesuar të njoftohen nga dora e parë, kanë qenë të informuar. I kam kontaktuar të gjithë pa përjashtim”.

Megjithatë, Hyseni ka thënë që ende nuk ka marrë përgjigje për të diskutuar për këtë çështje me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483