Tjera

Hyseni flet në telefon me Grenell

Koordinatori shtetëror për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, i cili po qëndron në vizitë në ShBA, përmes statusit të tij, në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se nuk ka pasur mundësi të takohet me të deleguarin special të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell, por ka zhvilluar një bisedë telefonike.

“Meqë ambasadori Grenell nuk ishte në Uashington, në pamundësi takimi, ne zhvilluam një bisedë telefonike”, ka deklaruar Hyseni.

Tutje ai shpalosi detaje nga biseda telefonike me ambasadorin Grenell, ku shfaqej përkushtimi i ShBA-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, që duhet të përfundoijë me njohje reciproke.

Veç tjerash, Hyseni shtoi se edhe normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell”.

Postimi i plotë:

Sot në pamundësi të takimit në Uashington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.
Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.