LAJMET

Hyri në testin për patentë-shofer në emër të dikujt tjetër- Arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar së të enjten  rreth orës 14:00, nga zyrtarët e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për mashtrim.

Rasti ka ndodhur në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, saktësisht në sallën ku kryhen testimet për patent-shofer.

Personi i dyshuar:  E.H. mashkull, 20 vjeç, dyshohet se ka mashtruar duke u paraqitë në sallë për test, në emër të dikujt tjetër.

“Lidhur me këtë rast policia ka intervistuar personin e dyshuar dhe ndaj tij do të merren veprimet e mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.