Bota

Hungaria po u kërkon qytetarëve t’i besojnë vaksinës kineze

Zyrtarët në Hungari u kanë kërkuar qytetarëve t’u besojnë vaksinave kineze që janë miratuar tashmë nga autoritetet shëndetësore të vendit përpara vaksinave të planifikuara kundër COVID-19.

Mjekët e përgjithshëm në të gjithë vendin do të marrin 55 doza të vaksinës Sinopharm secila dhe janë udhëzuar t’i japin ato tek pacientët më të vjetër, sekretari i shëndetit shtetëror, Dr. Istvan Gyorgy.

Ai tha se 275,000 njerëz do të marrin vaksinën kineze këtë javë. Hungaria do të jetë vendi i parë në Bashkimin Evropian që vaksinon popullatën e saj me vaksinën kineze, pavarësisht sondazheve publike që tregojnë se besimi te vaksina Sinopharm është i ulët midis hungarezëve.

“Çdo vaksinë e disponueshme në Hungari është e sigurt dhe e aftë të sigurojë mbrojtje kundër virusit,” tha Gyorgy.

Hungaria gjithashtu përdor vaksinat Pfizer, Sputnik V, AstraZeneca dhe Moderna.

Zyrtarët hungarezë presin që vaksina Sinopharm, e cila mori miratimin përfundimtar javën e kaluar, do të mundësojë një rritje të mprehtë të shkallës së vaksinimit në vend.

Gyorgy pretendon se deri në 368,000 njerëz mund të vaksinohen këtë javë, krahasuar me 457,000 që kanë marrë vaksina që nga Dhjetori, kur filloi imunizimi.