EKONOMI

Hungaria model i zhvillimit ekonomik për Kosovën

Sot Kryetari i AKB-ës Agim Shahini u prit në Budapest nga Kryetari Attila Galambos nga Oda Ekonomike dhe e Industrisë e Hungarisë. Temë bisede qe bashkëpunimi ekonomik në mese bizneseve të të dyja vendeve – shkruan Kosova.info

Agim Shahini kryetar i AKB-ës, prezantoi tregun ekonomik e investiv të Kosovës, si mundësi e madhe dhe inovative për investitorët  hungarez. Ai u shpreh se biznesmenët hungarez janë të mirëpritur edhe nga bizneset, e edhe nga institucionet e Kosovës.

U tha se modeli i zhvillimit ekonomik i Hungarisë është model i mirë. Në veçanti çmohet sektori i prodhimtarisë. Por u vu theksi edhe te kapaciteti i Kosovës për eksport.

Kryetari Attila Galambos nga Oda Ekonomike e Hungarisë, shprehu kënaqësinë e takimit dhe njëkohësisht informimit rreth zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ai u shpreh se Hungaria është e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, sikurse edhe me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Vështirësitë të cilat i ka shkaktuar pandemia, mud të tejkalohen vetëm me bashkëpunim të ndërsjell.

Të dy palët u dakorduan për bashkërendim të përpjekjeve për bashkëpunim të bizneseve të të dyja vendeve./Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483