Kosova

Hungaria dhe Kosova theksojnë nevojën e thellimit të marrëdhënieve ndërshtetërore

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, të martën ka pritur në një takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Kryediplomatja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për mbështetjen e madhe që shteti hungarez ka dhënë për proceset shtetndërtuese, dhe sidomos në përkrahjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Biseduam për domosdoshmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërshtetëror në fusha të interesit të përbashkët, në veçanti në bashkëpunim ekonomik”, tha Ministrja Haradinaj Stublla. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.