Kosova

Humolli: Marshi për Mitrovicën ishte organizuar nga të gjitha partitë politike

Ish eprori i UCK-së, Fatmir Humolli, ka thënë se organizmi i Marshit për Mitrovicën më 21 shkurt 2000 ishte bërë me pëlqimin e të gjitha partive politike.

“Krejt formacionet politike kanë firmos për organizim të këtij marshi. Tendenca për të futur përçarje mes shqiptarëve është tendencë e luftës speciale të zhvilluar pas luftës. Marshi është organizuar një lloj rikthimi i minatorëve të Trepçës që e kanë bërë për mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës”.

“Ky marsh ka dështuar për shkak se LDK qendrore nuk e ka përkrahur LDK në Prishtinë…. Ka qenë organizim lokal i Prishtinës”, ka thënë Humolli, njofton Klan Kosova.