Kuriozitet

VIDEO/ Humb sfidën me rivalin, mundësja e MMA i gjuan me kokë dhe i thyen hundë

Një mundëse e MMA i ka thyer hundën rivalit të saj duke i gjuajtur me kokë pasi humbi një sfidë në Romanian Survivor.

Ana Maria Pal ishte pjesë e sfidës në shfaqen televizive por rivali i saj e mbaroi garën i pari.

Por në vend që të pranonte humbjen, 26-vjeçarja u zemërua kur Andrei Ciobanu iu afrua për ta ngushëlluar.

Në video shihet, Ciobanu duke ecur drejt Pal dhe dëgjohet duke thënë: “Është e vështirë Ana, është e vështirë.”

Por ndërsa ai vazhdon të flasë, Pal i jep një goditje të fortë me kokë në hundë.

Ajo i theu kundërshtarit të saj kockën e hundës.

Më pas Andrei ra në tokë duke shtrënguar fytyrën, ndërsa Ana largohet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë Pal u përjashtua nga shfaqja në Republikën Dominikane, pasi deklaroi se rivali i saj e meritonte goditjen.

Ana mban rekord në mundjet në MMA dhe është listuar në 2 nga 15 mundëset më energjike në Rumani.