Kosova

Hulumtimi për COVID-19: Gushti shumë me “i zi” se korriku

Sociologu Artan Muhaxhiri i ka analizuar statistikisht trendët e koronavirusit për muajin korrik – testimet, infektimet, shërimet dhe vdekjet – me qëllim të identifikimit të veçantive, por edhe të tipareve të përgjithshme që mund të ndihmojnë në ndërtimin e strategjive parandaluese.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova ai ka shpalosur detaje të këtij hulumtimi, me ç’rast ka theksuar se shifrat në rritje gjatë muajit gusht, krijojnë një lloj frike dhe makthi tek qytetarët e Kosovës.

“Në botën e sotme secili veprim bazohet në statistika – pra ato janë themeli kryesor i secilit veprim – posaçërisht i iniciativave shtetërore. Me anë të statistikave ne mund t’i zbulojmë fenomenet që nuk shihen me sy të lirë”.

“Sa i përket pandemisë COVID-19, shifrat janë frikësuese, ato krijojnë ankth dhe secili qytetar i Kosovës që ballafaqohet me shifrat e çdoditshme, pëson një lloj makthi. Andaj, më ka interesuar nga aspekti profesional që të shikoj pak me thellë në këto të dhëna sepse me anë të statistikave mund të shpëtojmë jetë”.

Ai ka shtuar se sot në Kosovë shifra mesatare e numrit të vdekjeve të personave të prekur me COVID-19 është 13 dhe se kjo shifër është jashtëzakonisht alarmante.

“Pra shihet ky trendi negativ që është në rritje të vazhdueshme. Tani për t’u kthyer në shifrën mesatare 4 apo 5 duhet një punë e jashtëzakonshme”.

“Kur ka tendenca të tilla është shumë vështirë që të ndryshohet trendi dhe ky rrugëtimi sepse këto janë rastet të cilat janë të përditshme dhe të cilat shkojnë me inercion, ne nuk mund të presim që prej 15 të bien në dy apo tre. Në rastin më të mirë mund të kemi një lloj shprese nëse zbret ky numër në 10”.

Muhaxhiri ka theksuar se nëse çdo ditë janë 13 raste të vdekjeve ose më shumë, atëherë kjo është një alarm dhe kjo do të duhej të ishte një motivim për institucionet që të angazhohen dhe të bëjnë gjithçka çfarë është e mundur sepse është në pyetje jeta e njerëzve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483