Hugo Lloris konfirmon se do të largohet nga Tottenhami

Hugo Lloris është larguar nga Tottenham Hotspur pas plot 11 viteve qëndrim në Londër.

Portieri francez ka kontratë edhe një vit me londinezët, por ai ka vendosur për tu larguar tani në fund të këtij sezoni, pasi e kishte paralajmëruar në mes të sezonit se ishte viti i fundit me fanellën e Spurs.

36-vjeçari ka folur duke thënë se ka ardhur një moment ku dëshiron të provoj një aventurë të re në karrierën e tij.

“Ka ardhur një moment i rëndësishëm, si për klubin ashtu edhe për mua. Është fundi i një cikli dhe tani kam dëshira për të provuar gjëra të ndryshme”.

“Do të reflektoj dhe të zgjedh alternativën më të mirë të mundshme. Në fakt kam edhe një vit kontratë me Tottenham dhe është pak e vështirë për të parashikuar të ardhmen”.

“Tani e kam mendjen të rikuperohem nga lëndimi, jam në pushime për momentin, por vazhdojnë bisedimet. Qëllimi im është të jem në më të mirën time në korrik dhe të shohim si do të marrë e ardhmja ime”, u shpreh Lloris.

Lloris e ka nisur karrierën te Nice, derisa kaloi katvr vite në Lyon para se në vitin 2012 t’i bashkohej Tottenhamit.

Tanimë ish-reprezentuesi francez ka zhvilluar 447 ndeshje zyrtare me fanellën e Spurs, ku në 151 prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur.

Go to TOP