Hi Tech

Huawei thotë se ka humbur mbi 60 milionë dollarë në telefonin e palosshëm Mate Xs

Huawei thotë se ka humbur mbi 60 milionë dollarë në telefonin e saj të ri të palosshëm Mate Xs.

Yu Chengdong, drejtor ekzekutiv në “Consumer BG at Huawei Technologies”, ka bërë të ditur se që nga lansimi i Mate Xs, në shkurt, kompania ka humbur ndërmjet 60-70 milionë dollarë në të, raporton GSMArena, transmeton KOHA.

Ai ka shpjeguar se përkundër çmimit të tij me pakicë mbi 2.400 dollarë, Mate Xs kushton më shumë për t’u prodhuar dhe për ta sjellë për konsumatorët.