Hi Tech

Huawei do ta zgjerojë ekosistemin e vet Mobile Services gjatë vitit 2020

Plani i Huawei për vitin 2020 është të krijojë HMS, apo Huawei Mobile Services. Qëllimi i këtij shërbimi është ta zëvendësojë funksionalitetin e ofruar nga Google Mobile Services, si dhe të shtojë veçori të reja.

Kjo do t’u mundësojë kompanisë kineze dhe developerëve të aplikacioneve të varen më pak nga Google, raporton GSMArena.

Huawei Mobile Services përbëhet nga 14 shërbime: nëntë shërbime kryesore dhe pesë “growth”. Këtu përfshihet edhe llogaria Huawei, e cila i hap derën sistemit të pagesave në kuadër të aplikacioneve, push messages dhe funksioneve fruge.

Një nga ato karakteristika është Scan Kit, i cili i mbështet 13 kode njëdimensionale dhe dydimensionale (ose kode QR), shkruan KOHA Ditore. Kjo do të jetë e dobishme speficikisht në Kinë, ekosistemi i pagesës të të cilit vend mbështetet në kodet QR, ndërsa perëndimi e përdor NFC.

Developerët do të jenë në gjendje të integrojnë Huawei Mobile Services SDK dhe ta zëvendësojnë atë të Google SDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.