Xhavit Haliti dyshon që Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për lojë politike

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në takimin me Aleksandar Vuçiq, ndërsa nga shoqëria civile tregojnë se cilave çështje duhet t’u jepet prioritet në këto bisedime
Nga partia më e madhe opozitare në vend thonë se mund të ndodh që Kurti e Vuçiq të jenë marrë vesh për një lojë politike. Kështu ka deklaruar për T7 deputeti, Xhavit Haliti.

“Po nëse janë marrë vesh në Bruksel për lojë politike, për qëllime elektorale, atëherë mund të bëhet ndonjë eksperiment për t’i tensionu ose për t’i parë si do të reagojnë qytetarët në të dyja vendet”, ka thënë ai.

“Nëse rrezikohet integriteti territorial i Kosovës, atëherë duhet të kihet parasysh që ata që rrezikojnë kanë punë me djemtë dhe vajzat e atyre që kanë dhënë jetën për këtë vend dhe ne nuk dorëzohemi dhe do t’i përgjigjemi flakë-për-flakë me kushtet dhe mundësitë që i kemi”, ka deklaruar më tej deputeti i PDK-së.

Qëndrimi i PDK-së karshi dialogut ka qenë mbështetja për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër ka njohjen reciproke me Serbinë. Të njëjtit kanë kërkuar që të shqyrtohen interesat nacionale e jo ato partiake në Bruksel.

Go to TOP