Hi Tech

HP rifreskon laptopin e vet Spectre x360 15 me raport 90% screen-to-body

Kompania HP gjatë panairit CES 2020 ka prezantuar laptopin e vet të ri e të avancuar Spectre x360 15. Ndryshimi më i madh nga modeli i mëparshëm është madhësia e zvogëluar e kornizës. Kjo ka mundësuar që laptopi i ri ta ketë një raport 90% screen-to-body, raporton Neowin.

Ky ndryshim mundësoi që Specter x360 15 të bëhet më i lehtë dhe më mobil. Ende ekziston opsioni për ekran 4K OLED, si dhe harduer më të fuqishëm, siç është procesori i serisë Intel U ose kartela grafike Nvidia MX. Në fotografinë e parë janë modelet e mëparshme dhe ato të reja krah për krah.

Image

Do të ekzistojnë disa variante të ndryshme të laptopit Specter x360 15, shkruan KOHA Ditore. Këtu përfshihet procesori i gjeneratës së 10-të të serisë U dhe GPU-ja Nvidia MX, e cila është destinuar për produktivitet dhe e ofron një jetëgjatësi më të mirë të baterisë, shkruan KOHA Ditore. Modeli i dytë vjen me procesor të serisë H dhe kartelë grafike Nvidia GeForce GTX 1650.

Laptopët e rinj HP Spectre x360 15 do të jenë në dispozicion nga marsi me një çmim fillestar prej 1600 dollarësh.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.