Kombëtare

Hoxhiq: Shpresoj të kemi sa më shumë votues që vullneti të jetë më real

Ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ajo pasi kreu obligimin e votimit ka falënderuar mediat për praninë e tyre, pasi që sipas saj në këtë mënyrë transparenca do të jetë më e madhe.

“Shpresoj që do të kemi shumë qytetarë që do të dalin në këto votime, pasi që është shumë me rëndësi. Sa më shumë që të kemi qytetarë atëherë edhe vullneti njerëzor i qytetarëve do të jetë më real”, ka thënë Hoxhiq.

Ndërsa në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57,983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe./

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483