Kosova

Hoxhë Drilon Gashi ia sqaron Visar Duriqit se kush ishte Muhamedi

Gazetari Visar Duriqi, ka deklaruar se i profeti Muhamed, ka qenë ‘mbret’ në kohën kur ka jetuar.

Ndaj deklaratave të Duriqit ka reaguar hoxha Drilon Gashi, i cili ka thënë se Muhamedi nuk ka qenë mbret, por i zgjedhur pushtetar i besimtarëve. “Nuk ka qenë mbret, ai ka qenë i zgjedhur i kabiljes së tij, pra besimtarëve të cilët ia kanë besuar pushtetin. Muhamedi ka qenë i dërguar i Zotit, por asnjëherë nuk ka qenë mbret”, ka thënë Gashi në Prime Time.